Lajme

Përleshje mes tre personave në Prishtinë, dyshohet se dy prej tyre janë therur me thikë

11/11/2024 14:24
nga:N K

Në rrugën “Ali Hadri” në kryeqytet, tre persona kanë marrë lëndime trupore, ku dy nga ta dyshohen se janë therur me thikë.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, si dhe policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur hetimet.

“Sot rreth orës  13 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar  nga një mjet i mprehtë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha zëdhënësja e PK-së, për “GazetaBlic”.