Lajme

Përleshje mes të miturve në kryeqytet, njëri arrestohet

02/01/2025 09:10
nga:Y I

Një i mitur është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kishte sulmuar një të mitur tjetër.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervitimit në prezencë të prindit dhe avokatit është dërguar në mbajtje.

“Më 31.01.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). I dyshuari pas intervistimit në prezencë të prindit dhe avokatit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.