Lajme

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, therret me thikë njëri prej tyre

05/19/2021 16:28
nga:M K

Sot rreth orës 16:00 në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje.

Këtë për GazetaBlic e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës  16 :00, kemi marrë informatën se  në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë,  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, tha Ahmeti.

LEXO EDHE:

Mbrojtja e 7 të dyshuarve për 400 kg kokainë i vlerëson të pabaza provat e Prokurorisë

/GazetaBlic/