Deputetët në Parlamentin në Maldive janë përleshur mes vete gjatë një seance ku pritej të votohej emërimi i disa anëtarëve të kabinetit të presidentit Mohamed Muizzu.
Sipas mediave lokale, opozita vendosi të pengojë miratimin e tyre ndërsa deputetët pro-qeveritarë nisën një protestë, gjë që pamundësoi zhvillimin normal të seancës, shkruan Zëri i Amerikës.
Pamjet e agjencisë Reuters tregojnë skenat kaotike të përleshjes së deputetëve.