Dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshje me thika që ka ndodhur mes tre personave gjatë ditës së djeshme në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.
Sipas policisë tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njoftojnë organet e rendit në raportin 24 orësh.