Përleshje masive në fundin e ndeshjes mes Egnatias dhe Korabit. Kjo ishte ndeshja që përcaktoi skuadrën që do të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm.
Një ndërhyrje në dukje e ashpër e Jackson ndaj kundërshtarit ka nxitur një përplasje masive të patolerueshme mes futbollistëve të të dyja skuadrave.
Lojtarët miq nuk ka mirëpritur vendimin e kryesorit duke reaguar dhunshëm ndaj kundërshtarit. Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe futbollistët e Egnatias, me situatën që doli jashtë kontrollit për disa minuta.
Gjyqtari Hamiti u mjaftua me vetëm me dy kartonë të verdhë, nga një për secilën skuadër. Për shkak të vonesës së krijuar nga përplasja masive, u luajt deri në minutën e 100-të, por nuk pati ndryshim rezultati. Egnatia luan në Superiore sezonin e aardhshëm.


