Lajme

Përleshje fizike te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë, një person përfundon në QKUK – një i arrestuar

07/24/2025 09:13
nga:Sh R

Një përleshje fizike mes tre personave është raportuar pasditen e së mërkurës te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.

Sipas Policisë, në incident janë përfshirë tre të dyshuar meshkuj: një shtetas i Kosovës dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e përleshjes, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me urdhër të prokurorit, shtetasi i Kosovës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, dy shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë liruar në procedurë të rregullt.