Lajme

Përleshje fizike mes 8 personave në Gjilan, dyshohet se u përfshi edhe një pjesëtar i FSK-së

08/04/2024 18:08
nga:Gazeta Blic

Një pjesëtar i FSK-së, dyshohet se ka qenë i përfshirë në një incident, që është përcjellur në përleshje fizike. E gjithë ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Bresalcë të Gjilanit, ku u përfshinë tetë persona.

E në mesin e kësaj përleshje, dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sinjali mëson se pjesëtari i FSK-së gjatë përfshirjes në këtë incident ka qenë jashtë detyrës së tij zyrtare, teksa ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij.

E përfshirja e tij në përleshje ka ardhur pasi i dyshuari kishte dalë me automjet nga oborri i tij në rrugë ku më pas me të ndalur automjetin e tij është futur në atë përleshje.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar Prokurori ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt..