Sporti

Përleshje e ashpër mes tifozëve në Londër, publikohen pamjet

12/23/2021 10:14
nga:Lorik J

Tifozët e Tottenham dhe West Ham u përleshën para ndeshjes së Kupës së Ligës të mërkurën mbrëma, dhe pamjet e sherrit u përhapën shpejt në mediat sociale dhe tronditën publikun.

Në parandalimin e luftës është dashur të përfshihet edhe policia dhe duket se ka pasur edhe të lënduar, përcjell GazetaBlic Sport.

Në videot që mund të gjenden në Twitter shihet se një person i shtrirë i palëvizshëm pas një konflikti me fansat rivalë.

Gjithashtu në Twitter mësohet se personi në fjalë më pas ka rigjetur vetëdijen dhe është mirë.

Përveç njëri-tjetrit, tifozët janë përplasur edhe me policinë. Tottenham fitoi 2:1 dhe arriti në gjysmëfinale të kompeticionit në të cilin do të luajë kundër Chelsea. Për në finale do të luftojnë edhe Liverpooli dhe Arsenali.

/GazetaBlic Sport