Lajme

Përkrah Faton Pecit në çdo betejë politike, Tafil Peci garon për deputet me numrin e fitores 105

12/27/2025 17:49
nga:Y I

Në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen nesër, pjesë e garës zgjedhore nga koalicioni VV-Guxo është edhe Tafil Peci, kandidat për deputet me numrin 105 në listë.

Ky numër bart një domethënie simbolike, pasi në zgjedhjet lokale të muajit tetor, Lëvizja Vetëvendosje garoi dhe fitoi pikërisht me numrin 105, duke e nxjerrë fitues për kryetar të Komunës së Mitrovicës kandidatin e saj, Faton Peci. Për këtë arsye, numri 105 konsiderohet si numër i fitores brenda këtij subjekti politik në Mitrovicë.

Si një nga personalitetet aktive politike në Mitrovicë dhe si bashkëpunëtori më i afërt i Faton Pecit, Tafil Peci ka marrë simbolikisht këtë numër, duke e lidhur garën e tij parlamentare me suksesin e arritur në nivel lokal.

Tafil Peci vjen nga fshati Boletin dhe është familjar i afërt me pasardhësit e Isa Boletinit, figurë emblematike e historisë kombëtare. Ai ka qenë i pranishëm në shumë aktivitete së bashku me Gazmend Boletinin, pasardhës i heroit, gjë që dokumentohet edhe përmes fotografive nga këto angazhime.

Për më shumë se dhjetë vjet, Tafil Peci i ka qëndruar përkrah Faton Pecit në gjithë rrugëtimin e tyre politik, duke u profilizuar si një nga njerëzit më të besuar të tij dhe si “krahu i djathtë” politik, rol që tani synon ta vazhdojë edhe në Kuvendin e Kosovës.