Sporti

Përkeqësohet gjendja me COVID te Napoli, tjetër rast pozitiv te skuadra italiane

12/30/2021 22:40
nga:E K

Napoli ka edhe një rast tjetër me COVID-19 në skuadër që shkon në ndeshjen e madhe me Juventusin, pasi Eljif Elmas tani ka rezultuar pozitiv për herë të dytë.

Situata vijon të përkeqësohet në kampin e Napolit, pasi mbrëmjen e sotme u bë e ditur se Elmas është infektuar me koronavirus, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai e bëri testin ndërsa ishte kthyer në shtëpi në Maqedoninë e Veriut për pushimet e Krishtlindjeve.

Lojtari do të qëndrojë në izolim në shtëpinë e tij, është plotësisht i vaksinuar dhe asimptomatik.

/GazetaBlic Sport/