Lajme

Përjashtohet nga shkolla në Prishtinë 8 vjeçarja me autizëm- Rrëfehet nëna e saj (video)

02/04/2022 10:35
nga:Gazeta Blic

Fjolla Sahiti, nëna e 8 vjeçares së përjashtuar nga shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë është rrëfyer për rastin, duke u shprehur e bindur se fëmija i saj i kupton mësimet, raporton Gazeta Blic.

“Nuk jam duke e parë të arsyeshme sepse fëmija është duke i kuptuar senet. Edhe në bazë të trajnimeve që i ka marrë dhe që po i merr, i kupton senet”, tha ajo.

Drejtori i shkollës “Elena Gjika”, Betim Sylejmani thotë se ka kërkuar që të bëhet një vlerësim pedagogjik për nxënësën, e cila thotë se kishte filluar dy muaj më parë klasën e parë.

Sylejmani largimin e nxënës nga shkolla e ka arsyetuar me sjellje jo të përshtatshme dhe pengim të procesit mësimor.

“Fëmija e ka gjendjen e rëndë, është autik i theksum në bazë të raporteve mjekësore dhe për momentin është tepër, tepër e vështirë që ai fëmijë të qëndroj në klasë me fëmijët e tjerë”, thotë ai për Kanal 10, raporton Gazeta Blic.

Përgjatë këtyre dy muajve të shkollimit, është përcjellë nga asistenti i saj, Ermal Baholli.

Ai ka thënë se fëmija është e disiplinuar dhe tregon progres në mësim nxënie.

Ndiqeni rrëfimin e nënës së 8 vjeçares mund ta ndiqni nga minuta e 44: