Showtime

Përjashtohet menjëherë nga “Për’puthen’, pasi i’u zbuluan gënjeshtrat.Ja cili konkurrent është ai

12/21/2021 11:21
nga:Donika Fetahu

Vetëm një ditë pasi u prezantua dhe u bë pjesë e programit, konkurrenti më i ri i “Për’puthen” u përjashtua.

Konkurrenti më i ri me emrin Baki u fut në ‘Për’puthen’ por  “gënjeshtrën” e tij e zbuluan ndjekësit e tij, shkruan GazetaBlic.

Ai ka qenë pjesë programit me emrin “Its my love” dhe kjo gjë nuk përshtatet me rregullat e produksionit.

Lajmin për përjashtimin e tij e ka bërë të ditur Bora Zemani, prezantuesja e “Për’puthen”.

“Do të ndalem te një prej djemve të rinj që u prezantua natën e Prime-it, te Baki. Gjatë fazës së audicioneve, konkurrentët pyeten dhe për të shkuarën e tyre televizive, nëse kanë qenë ndonjëherë pjesë e programeve televizive, sepse një nga kushtet është se nuk duhet të kenë qenë pjesmarrës në programe të tjera, për të shmangur kështu dyshimet se këtu vijnë për qëllime të tjera dhe jo për qëllimin kryesor: për dashurinë. Baki tregoi se nuk ka pasur të shkuar televizive, por pas prezantimit të tij ishin vetë fansat që evidentuan që ai ka qenë pjesë e një tjetër programi, reality-show i ngjashëm me “Për’puthen”. Patjetër që kjo e penalizon atë.”,- tha moderatorja e emisionit Bora.

Gjithashtu edhe opinionisti Arian Konomi tha disa fjalë për këtë rast:

“Nuk e kuptojmë se kush vjen për famë, kush për dashurinë, kush për të dal në televizion, do ta kemi gjithmonë problem këtë, sepse shikueshmëria e këtij programi stimulon mendjet perverse, të cilat kërkojnë të arrijnë famën nëpërmjet gënjeshtrave”./GazetaBlic/