Sekretariati i Etikës ka përjeshtuar me 40 ditë dy deputetë e PD, Edi Paloka dhe Petrit Doda, në lidhje me incidentet e ndodhura në seancën plenare të së enjtes, ku u bllokuan punimet e parlamentit.
Seanca plenare e së enjtes u shoqërua me tensione dhe debate mes deputetëve të Rithemelimit dhe mazhorancës.
Ligjvënësit nga radhët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe përdorën zhurmues për të ndaluar mbarëvajtjen e një seance normale.
Teksa parlamenti po votonte projektligjet, deputeti i PD-së dogji Edi Paloka dogji rregulloren e Kuvendit.
Sakaq pati dhe një përplasje mes deputetëve të opozitës, ku Petrit Doda nga radhët e Rithemelimit u përplas me deputetin Enkelejd Alibeaj, duke i shkuar te vendi dhe duke diskutuar me tone të larta.