Sporti

Përjashtimi i tre lojtarëve nga grumbullimi, vjen reagimi i Lulzim Berishës: Kosova është më e madhe se të gjithë ne

09/08/2024 13:27
nga:Lorik J

Para pak çasteve, FFK ka njoftuar se Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga grumbullimi i kombëtares së Kosovës.

Tre futbollistët e kombëtares, sipas FFK, kanë thyer rregullat disiplinore dhe si pasojë ka ardhur denimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Menjëherë pas këtij vendimi, ka ardhur edhe një postim nga kreu i Dardanëve, Lulzim Berisha.

“Kosova është më e madhe sesa të gjithë ne”, shkruan ai.

/GazetaBlic Sport