Lajme

Përjashtimi i Sali Berishës nga PD-ja, vjen reagimi i parë nga Edi Rama

09/10/2021 09:30
nga:Y I

Dita e sotme pritet të jetë e ngjeshur me zhvillime politike në vend pasi sot nis edhe legjislatura e 10-të e Kuvendit të Shqipërisë.

Gjithashtu pritet të ketë zhvillime të rëndësishme pasi kryetari i PD Lulzim Basha mori vendimin për të përjashtuar ish kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.

Ndërkohë që prej marrjes së atij vendimi kanë qenë të shumta reagimet nga politikanë dhe analistë të ndryshëm.

Sa i përket kryeministrit Edi Rama, ky i fundi ka postuar disa foto nga procesi i rindërtimit në Laç, duke zgjedhur të injorojë zhvillimet në kampin kundërshtar.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë fotoalbum të punës transformuese në kantieret e Rindërtimit që besoj se flet vetë, ju uroj një ditë të mbarë?
*Laç dhe Thumanë