Showtime

Përjashtimi i Fjorit nga “Për’puthen” , shkak dëshira e produksionit apo aktivizmi i shoqatave civile rome?

02/20/2022 15:22
nga:Donika Fetahu

Në puntatën e djeshme të programit të dashurisë “Për’puthen”, njëra nga konkurentet më të përfolura Fjori Likja, është përjashtuar.

Arsyeja ishte se kjo e fundit në disa video në prapaskenë të publikuara në rrjet, ka përdorur gjuhë raciste ndaj Melikut, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse në këtë emision shpesh herë ka pasur gjuhë raciste asnjëherë nuk është marrë ndonjë vendim konkret, me përjashtim të këtij rasti, ku produksioni ka vendsour përjashtimin e Fjorit nga programi.

Por shkas kyersor i përjashtimit të saj siç duket është reagimi i një grupi organizatash e shoqatash civile rome të cilat u mobilizuan dhe dërguan shkresë pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në lidhje me gjuhën e përdorur.

Siç duket ky vendim nuk ka rrjedhur si ide nga produksioni i programit./GazetaBlic/