Lajme

Përjashtimi i Berishës, Edi Rama ironizon me PD-në

09/10/2021 19:25
nga:M K

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, kryeministri Edi Rama u tregua sërish i rezervuar me qëndrimet e tij lidhur me Partinë Demokratike.

Sjelljen e tyre në Kuvend sot, kryeministri tha se e mirëkupton, duke ironizuar se janë në një traumë, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

“Ju mund të mos e besoni, por nuk kam dëgjuar përveç atyre tampanëve që janë të mirëkuptueshme që nuk është një ditë e lehtë për PD. Është një proces traumatik, dhe duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve,” tha Rama.

I pyetur nga gazetarët për betimin te presidenti Ilir Meta, të cilin e kanë shkarkuar, Rama tha se qëndrimet politike dhe ato që parashikon Kushtetuta janë të ndryshme.

Ju keni të drejtë të thoni çfarë të doni. Ka një dallim të qartë që është midis qëndrimeve politike dhe kornizës kushtetuese. Për sa kohë Ilir Meta është në zyrë dhe në pritje për tu gjykuara ai mbetet në detyrë, nuk varet nga dëshira jonë. Ne e kemi shkarkuar, por kjo është një republikë kushtetuese,” deklaroi kryeministri.

Rama iu përgjigj gjithashtu edhe interesit të gazetarëve se përse mblodhi fletët e grisura të demokratëve në Kuvend. Me ironi kryesocialisti tha se ky mandat do të jetë shumë i rëndësishëm në përpjekjen për të pastruar Shqipërinë.

Sa i përket pyetjet që më bën, ky mandat do të jetë shumë i rëndësishëm në përpjekjen për të pastruar Shqipërinë. Do të marrim një vendim për ndalimin e qeseve plastike. Jo vetëm zonat turistike por edhe ato rurale të kenë një nivel tjetër në raportin me mjedisin. Ishte gjest instiktiv. Jemi duke punuar prej dy muajsh. Qesen e kërkova se nuk e kisha me vete,” u shpreh Rama.