Kombëtarja kroate dështoi në fillimin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian, teksa barazoi me Uellsin.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1:1 dhe në media u fol shumë për egoizmin e Andrej Kramaricit, i cili humbi mundësinë për t’ia pasuar topin në një situatë Ivan Perisicit, i cili ishte i lirë për të shënuar, përcjell GazetaBlic Sport.
Nga buzët e Perisic mund të lexohej një fyerje ndaj Kramaric, por nga konferenca e fundit për shtyp po vijnë tone pajtuese.
“Nuk ka kuptim të flasim për këtë. Çfarë ndodh në fushë, mbetet aty. Më vjen keq që një veprim kaq i shkëlqyer dhe aksioni ynë nuk përfundoi me gol, por nuk ka rëndësi. Kramaric ka luajtur shkëlqyeshëm, ka shënuar edhe një gol dhe shpresoj që të marrim tri pikë kundër Turqisë”, ka thënë Perisic.
Kroacia sonte po viziton Turqinë në Bursa, teksa ndeshja fillon në orën 20:45.
/GazetaBlic Sport


