Kupa e Botës 2022

Perisic hyn në histori, vetëm Messi dhe Mbappe kanë statistika më të larta

12/05/2022 23:18
nga:E K

Kroacia arriti kualifikimin në çerekfinale falë penalltive ndaj Japonisë.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, kurse për kroatët shënoi, Perisic.

Ivan Perisic, autori i golit të barazimit 1-1 të Kroacisë me Japoninë, mori pjesë aktive në 10 gola në 14 ndeshje në Kupën e Botës.

Që kur mbrojtësi kroat bëri debutimin e tij në këtë kompeticion në vitin 2014, vetëm Lionel Messi (12 – tetë gola, katër asistime) dhe Kylian Mbappe (11 – nëntë gola, dy asistime) janë përfshirë në më shumë gola.