Sporti

Perisic fillon pushimet, shihet duke luajtur volejboll me futbollistët e njohur të Turqisë

06/27/2023 10:38
nga:L J

Ivan Perisic mund të largohet nga Tottenham pas një viti.

Menaxheri i ri i klubit, Ange Postecoglou, thuhet se nuk llogarit në sulmuesin kroat dhe është gati ta largojë atë. Ditët e fundit Perisic ka qenë i lidhur me klubin turk Fenerbahce, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndërkohë në Twitter është shfaqur një video e Perisic duke luajtur volejboll me yjet nga Turqia. Aty janë Arda Turan dhe Emre Belozoglu në pension dhe sulmuesi i Fenerit, Irfan Can Kahveci. Emre aktualisht është trajner i Basaksehir dhe Arda Tura drejton Eyupspor.