Infektologu Florim Ademaj ka folur rreth rrezikut të përhapjesë së sëmundjës ngjitëse e quajtur “kolla e mirë”. Ai tregon se cilët persona janë me të rrezikuar, si dhe për përhapjen e kësaj semundje dhe kur paraqitet kjo sëmundje.
“Zakonisht prek moshën nën 5 vjeç, por më shumë nën 2 vjeç, ajo paraqitet në dimër dhe pranverë,” tha fillimisht Ademaj në një prononcim për Gazeta Blic.
Ai tutje tregon se si transmetohet kjo sëmundje.
“Kjo sëmundje transmetohet me rrugë ajrore, nga i sëmuari deri tek individi i shëndoshë, nepërmjet grimcave Flugge”, u shpreh ai.
Infektologu potencon se kjo sëmundje është infektuese dhe zgjatë disa javë.
“Eshtë infektuese deri në javën e tretë dhe katërt nëse nuk fillon terapia me antibiotik”.
Krahas kësaj Ademaj, tregon se sa janë të rrezikuar dhe të rriturit.
“Edhe të rriturit prekën nga “kolla e mirë” dhe janë asimptomatike, në këtë mënyrë e përhapin tek fëmijët e ndjeshëm, në këtë mënyrë sëmundja vazhdonë të përhapet dhe në popullatë”, shton ai.
Ademaj tregon se si të bëhet parandalimi i kësaj sëmundje.
“Pacienti i infektuar duhet të izolohet 5 deri 7 ditë dhe të merr antibiotik, si dhe parandalimi kryesor i “kollës së mirë” është vaksinimi i rregullt i fëmijëve ashtu si është kalendari vaksinimit në Kosovë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic


