Sporti

“Përhajr Kurban Bajramin apet”, Xhoci me komentimin epik pasi “sinnopsyy” eliminon kundërshtarin me thikë

04/24/2022 14:59
nga:L J

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles është kualifikuar në PGL Major Antwerp 2022, kompeticionin më të fortë në botë në lojën, CS:GO.

Sot, në ndeshjen finale ndaj Sinners, ekipi shqiptar, bNE fitoi me rezultatin 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Në fillim të ndeshjes, sinnopsyy e eliminoi kundërshtarin nga ekipi çek me thikë, duke e bërë komentatorin Ernest Xhoci të shpërthejë me komentimin e tij ironik.

Më poshtë keni momentin: