Lajme

Përgjimi Lila-Rajdoiçiq, Gërvalla ‘kapet pak’ me mediat: Të tjerët kanë ngrënë dreka e darka me të

1 vitë më parë
nga:G C

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk ka dashur të komentojë rreth përgjimit të publikuar muaj më parë mes Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Rajdoiçiq ku për këtë të fundit, Sveçla tha se sulmi në veri ishte i organizuar nga ai, raporton GazetaBlic.

Gërvalla tha se Rajdoiçiqi ka qenë pjesë e kësaj strukture politike dhe janë disa krejt të tjerë të cilët e kanë vizituar në shtëpi, kanë ngrënë dreka e darka me të dhe e kanë thirrë në zyret e tyre”, tha ajo.

“Një telefonatë e znj.Kusarit qenka për tu përmendur me aksionin terrorist të cilin e ka drejtuar Rajdoiçiqi? Rajdoiçiqi ka qenë pjesë e kësaj strukture politike dhe janë disa krejt të tjerë të cilët e kanë vizituar në shtëpi, kanë ngrënë dreka e darka me të dhe e kanë thirrë në zyret e tyre”, tha ajo.

“Zonja Kusari ka pasë një bisedë indirekte”, shtoi ajo.

Ndërsa sa i përket deklaratës së fundit të presidentes Osmani për Asociacionin, Gërvalla tha se është nxjerr nga konteksti nga mediat.

“Presidentja nuk ka dhënë deklaratë për formimin e Asociacionit, e keni nxjerr nga konteksti’, tha Gërvalla për GazetaBlic.