Lajme

Përgjimet Kusari-Simiq: “Në vende normale qeveria do të duhej të binte”

07/31/2023 19:31
nga:G C

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i shqetësuar nëse Qeveria e Kosovës është e shantazhuar edhe me përgjime tjera nga BIA serbe pas atyre që u publikuan në media për një komunikim mes shefës së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me Igor Simiqin e Listës Serbe.

“Çka përmbajnë ato përgjime dhe sa mund të jetë e shantazhuar qeveria e shteti i Kosovës.” – ka pyetur Limaj në Info10 teksa tha se në rrethana të tilla qeveria do të duhej të binte dhe të niste një hetim i thellë i agjencioneve të vendit, transmeton Gazeta10.

“Në çdo vend normal qeveria do të binte, dhe do të fillonte një hetim i thellë i të gjitha agjencioneve.”, u shpreh Limaj në Info10.

Limaj ka kujtuar kohën kur VV-ja sa ishte në opozitë kritikonte qeveritë e kaluara se janë të shantazhuar për Gjykatën Speciale.

Limaj ‘godet’ Qeverinë: S’kanë lidhje çka është shteti