Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në një prononcim për Gazeta Blic, ka treguar se si do të veprojnë sapo të fillojë sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës.
Gashi thotë se LDK do të kërkojë formimin e Komisionit Hetimor për aferën me rezervat shtetërore, por që duket se përgjegjësia bie direkt mbi kryeministrin Kurti.
“Do të shohim se çka do të gjejë Komisioni Hetimor, por me sa kam parë, përgjegjësia bie direkt mbi kryeministrin Kurti sepse ai e ka nxjerrë vendimin për kualifikimin si sekret shtetëror”, thotë ai për Gazeta Blic.
Ndërsa, sa i përket dosjes së Prokurorisë për rastin me rezervat shtetërore, shefi i GP të LDK-së thotë se drejtësia do ta bëjë punën e vetë, ndërsa LDK atë politike.
“Të shohim se çka po nxjerr Komisioni Hetimor. Ne do të merremi me çështjen politike, ndërsa drejtësia e ka punën e vet”, deklaron Arben Gashi./Gazeta Blic/


