Policia e Gjilanit gjatë një jave ka shqiptuar 1262 gjoba, ndërsa ka hetuar 28 aksidente trafiku, 13 me të lënduar dhe 15 me dëme materiale.
Po ashtu, janë shqiptuar masa ndalimi drejtimi për 24 ngasës të mjeteve motorike.
Për të parandaluar aksidentet, Policia apelon që ngasësit të respektojnë rregullat e trafikut, të ulin shpejtësinë, të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes.