Sporti

Përgatitjet për ‘Euro 2024’, Shqipëria gjen një kundërshtar të fortë për miqësoren e marsit

01/26/2024 10:27
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll po bëhet gati për një vit të madh dhe historik.

Sipas asaj që raporton Top Channel, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshje me Federatën Suedeze që ky takim të luhet më 25 mars 2024, transmeton GazetaBlic Sport.

Sa i përket miqësores me Suedinë, kjo do të jetë hera e gjashtë që dy përfaqësueset do të përballen në një ndeshje futbolli.

Në të kaluarën Shqipëria dhe Suedia janë përballur vetëm një herë në një ndeshje miqësore që është fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1.