Sporti

Përfundon pjesa e parë e finales mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, ky është rezultati

05/23/2024 19:51
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e finales mes KB Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Skuadra e Golden Eagle Yllit mbyllën çerekun e parë me avantazh me rezultatin 10-16, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Trepça u rikthye në çerekun e dytë për ta barazuar rezultatin në 30-30.

Lojtari i dalluar i këtij çereku ishte Verge me 10 të realizuara.

Kujtojmë se kjo është ndeshja e pestë finale, me fituesin e këtij takimi që do të sigurojë edhe epitetin e kampionit.

/GazetaBlic Sport.