Votimi për votëbesimin ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, në Kuvendin e partisë, tashmë ka përfunduar.
Votimi u zhvillua mënyrë të fshehtë dhe në proces morën pjesë 355 delegatë, të cilët duhej të votonin me “po” ose “jo” për pranimin e dorëheqjes së Abdixhikut.
Tashmë ka nisur edhe numërimi i votave, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Punimet e Kuvendit të LDK-së kanë vazhduar me dyer të mbyllura pas fjalimit të Abdixhikut, ndërsa delegatët mbajtën fjalimet e tyre.


