Sporti

Përfundon telenovela e Vitor Roque – sulmuesi huazohet tek klubi i La Ligas

08/21/2024 15:46
nga:Lorik J

Nga Katalonja në Andaluzi, nga Barcelona në Seville, jemi pothuajse atje: Vitor Roque është gati të bëhet një lojtar i ri i Real Betis, të paktën për sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja duket se tashmë ka arritur në fazën përfundimtare.

Sipas Relevo, marrëveshja mes katalanasve dhe andaluzianëve është shumë afër: sulmuesi i lindur në vitin 2005 do të kalojë në huazim të thatë deri në qershor 2025 nga Barcelona te Real Betis, pa asnjë opsion blerjeje në favor të klubit.

Ka pasur edhe klube të tjera të interesuara për Vitor Roque, mbi të gjitha Sporting, por prioriteti i tij ka qenë gjithmonë Betis.

/GazetaBlic Sport