Lajme

Përfundon takimi tek rezidenca e ambasadorit Hovenier, s’ka prononcime

02/09/2023 20:51
nga:Genita C

Ka përfunduar takimi i mbajtur sonte në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.

Ai ka pritur sonte në një darkë falënderuese, përfaqësues politikë të Kosovës, në shenjë mirënjohjeje, për pjesëmarrjen e tyre në diskutimin për Asociacionin, gjatë 31 janarit.

Megjithatë, lidhur me këtë, askush nga të pranishmit e kësaj darke, nuk është prononcuar për media, pas takimit.