Lajme

Përfundon takimi mes ambasadorëve të QUINT-it dhe krerëve të shtetit

01/14/2022 13:34
nga:Y I

Ka përfunduar pas më shumë se një ore takimi në mes të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në ndërtesën e presidencës së Republikës së Kosovës.

Një takim i tillë ka ardhur pas një komunikate të përbashkët të QUINT-it në të cilën kanë kërkuar që Kosova të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë bazuar në praktikat e votimit të mëhershme.

Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar organizimin e referendumit të Serbisë, derisa kanë theksuar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

 

TAKIM URGJENT: QUINT-i takon Osmanin, Kurtin e Konjufcën, presion i madh për lejmin e referendumit për serbët

LAJMI I FUNDIT: Ambasadorët e QUINT-it nisen drejt Presidencës, pritet të mbajnë takim me presidenten Osmani