Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ku po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Në një njoftim të shkurtër në Facebook, Presidenca tha se temë e takimit ishte synimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pa dhënë hollësi të tjera.
Pas takimit nuk ka pasur ndonjë prononcim për media, ndërsa nuk është bërë ditur nëse do të ketë komunikatë zyrtare./Telegrafi/
Krerët e shtetit takim me ambsadorët QUINT-it


