Sporti

Përfundon super ndeshja mes Llapit dhe Drenicës, gjashtë gola dhe spektakël në Podujevë

03/10/2022 15:18
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar super ndeshja mes Llapit dhe Drenicës.

Ishte një takim i jashtëzakonshëm i zhvilluar në Podujevë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 3 me 3, me ndeshjen që kalonte herë në pronësinë e njërës skuadër e herë te tjetra.

Firmino, Krasniqi dhe Neto shënuan për skuadrën e Batatinës, kurse Kreshnik Uka dy herë dhe një autogol i Peposhit ishin golat e realizuar nga skuadra e Drenicës.

/GazetaBlic Sport/