Sporti

Përfundon sezoni për Faton Malokun, Drita njofton se do të mungojë për një kohë të gjatë

04/13/2023 18:33
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Dritës ka njoftuar se portieri i tyre, Faton Maloku i ka dhënë fund sezonit.

Maloku u lëndua në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 dhe ky lëndim ka ndikuar që sezonit për të të përfundojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekzaminimet e fundit kanë treguar që Maloku ka këputur ligamentin ACL dhe do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Klubi i ka dëshiruar suksese në operim dhe rikthim të shpejtë në fushë.

/GazetaBlic Sport/