Sezoni për Diant Ramajn duket se ka përfunduar para kohe.
Klubi i Ajaxit ka njoftuar këtë të premte se portieri nga Kosova ka pësuar një frakturë në bërrylin e majtë.
Këtë lëndim ai e mori në ndeshjen e fundit ndaj Go Ahead Eagles.
Sipas njoftimit të klubit holandez, sezoni për Ramajan ka shumë gjasa të ketë përfunduar tashmë.
Njoftimi i plotë nga klubi i Ajaxit:
“Shërim të shpejt Diant.
Ramaj nuk do të jetë aktualisht në aksion për Ajax-in. Portieri u lëndua gjatë ndeshjes së së enjtes kundër Go Ahead Eagles. Kjo e la atë me një frakturë në bërrylin e majtë, që do të thotë se sezoni aktual ka shumë gjasa të ketë përfunduar për të”.
Get well soon, Diant ❤️
Ramaj will not be in action for Ajax for the time being. The goalkeeper got injured during Thursday's match against Go Ahead Eagles. This left him with a fracture in his left elbow, which means that the current season is most likely over for him.
— AFC Ajax (@AFCAjax) April 5, 2024