Lajme

Përfundon seanca tek Prokurori: Shoferi i dyshuar për aksidentin e djeshëm mbrohet në heshtje

07/26/2021 14:49
nga:G C

Shoferi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit tragjik të ditës së djeshme në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan 30 të tjerë është dërguar për intervistim në Prokurori.

Ai deri para pak çastesh ndodhej në ndalim policor, derisa arrestimi i tij u zyrtarizua gjatë dërgimit për marrje në pyetje nga zëvendësprokurori i Qarkut.

Dukagjin Lyta u mbrojt në heshtje para zëvendësprokuroit të Qarkut, duke mos u përgjegjur në asnjë pyetje. Pas kësaj, ai u urdhërua të paraqitet nesër para Gjykatës në Slavonski Brod nesër në ora 9 të mengjesit, ku do të vendosen masat e ardhshme për mbajtje apo mbrojtje në liri.

Sipas kodit penal kroat, shoferi mund të dënohet deri në 15 vite burgim në qoftë se shpallet fajtor për “vozitje të pakujdesëshme dhe shkaktim aksidenti në trafik”./Insajderi.org/