Lajme

Përfundon seanca ndaj tre të dyshuarve për sulmin ndaj Valon Sylës

04/14/2023 14:21
nga:Y I

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj tre të dyshuarve për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Të dyshaurit janë parë duke u larguar nga godina nën përcjelljen e Policisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.

Lidhur me vendimin për caktimin e masës, pritet të vendos gjyqtari i procedurës paraprake.