Pas kërkesës për caktim të paraburgimit, nga ana e Prokurorisë speciale në Gjykatën në Prishtinë, është zhvilluar seanca ndaj tre të arrestuarve për keqpërdorime të rezervave shtetërore. E njëjta ka përfunduar pasdite. Tashmë, të arrestuarit janë në pritje të vendimit të Gjykatës
Ka përfunduar seanca dëgjimore për masën e paraburgimit ndaj trë të arrestuarëve të djeshëm, dy zyrtarëve të MINT-it, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dhe biznesmenit, Ridvan Muharremit.
Avokatët e Irfan Lipovica kanë thënë se klienti i tyre është i pafajshëm dhe se kanë paraqitur fjalën e tyre.
Ata kanë thënë se klienti i tij nuk e ka keryer veprën penale për të cilën është arrestuar dhe se të gjitha veprimet e tij janë në përputhje me ligjin.
“Seancë maratonike e kanë cilësuar avokatët pasi e njëjta ka nisur rreth orës 11:00/.
Tashmë, ata janë në pritje të vendimit të gjykatës.


