Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca ka dalë nga Dhomat e Specializuara në Hagë pas përfundimit të seancës ku ish-krerët e UÇK-së dhanë fjalët e tyre përfundimtare.
Konjufca nuk u deklarua për gazetarët që përcollën këtë ngjarje atje.
Ai kishte shkuar atje si përfaqësues i shtetit të Kosovës.
Konjufca gjatë qëndrimit në Hagë kishte thënë se ish-udhëheqësve të UÇK-së e kanë marrë tashmë një ndëshkim të padrejtë për shkak të zgjatjes së procesit.
“Ka qenë një shkelje brutale e të drejtës për me pasë gjykim të arsyeshëm në kohë”.


