Kanë përfunduar raundi i tretë i duelit të Donjeta Sadikut në kuadër të Lojërave Olimpike ndaj boksieres nga Tajlanda, Soumnek.
Sadiku ishte e kujdesshme në raundin e parë teksa në të dytin shpërtheu duke dhënë disa goditje të fuqishme ndaj kundërshtares së saj, shkruan GazetaBlic Sport.
Kujtojmë që Sadiku është sportistja e parë që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike të Parisit.
Mbetet të shihet vlerësimi i gjyqtarëve për fituesen e këtij dueli.
/GazetaBlic Sport/


