Lajme

Përfundon protesta: Sali Berisha bën thirrje të shpërndahen mbështetësit e tij

01/08/2022 14:35
nga:G C

Protestës së sotme në Shqipëri i ka ardhur fundi.

Këtë e ka lajmëruar Sali Berisha në një deklarim para mediave.

Ai tha se ai dhe përkrahësit e tij do të “kujdesen” për të plagosurit dhe ata që u arrestuan.

“Sot ne do të shpërndahemi dhe do të kujdesemi për vëllezërit e motrat tona të arrestuara sepse janë vërsulur si bisha ndaj tyre për të mbushur komisariatin. Do të kujdesemi për të plagosurit”, tha ai.

Berisha tha se së shpejti do të njoftojë për protestën e radhës.