Lajme

Përfundon protesta në Shtërpcë, lirohet për qarkullim rruga Shtërpcë-Prevallë

01/08/2023 13:32
nga:Astrit Gashi

Protesta e serbëve në Shtërpcë ka përfunduar.

Në protestë thuhet të kenë marrë pjesë edhe serbë nga zona të tjera të Kosovës. Në disa prej pankartave shkruante “Kurti, fëmijët nuk ua falim!”, si dhe “Evropë, çfarë faji kanë fëmijët tanë!”.

Të pranishëm ishin edhe drejtues dhe pjesëtarë të Listës Serbe. Po ashtu, atje dolën për monitorim edhe forca të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Pas përfundimit të protestës, Policia njoftoi se është lëshuar sërish në qarkullim rruga Shtërpcë-Prevallë, e cila ishte mbyllur para fillimit të protestës.

“Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente. Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë është e lirë për qarkullimin e automjeteve”, thuhet në njoftimin e Policisë.