Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes femrave të Kosovës dhe atyre të Belgjikës.
“Dardanet” janë në disavantazh të tri golave, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati pas 45 mintuave të parë është 0 me 3, me belget që kishin një paraqitje shumë të mirë.
De Caigny shënoi në minutën e 22-të për mysafiret, kurse Wullaert dyfishoi shifrat në minutën e 41-të.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, vashat belge trefishuan rezultatin, atje ku Wullaert shënoi përsëri për 0 me 3.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/


