Ka përfunduar pjesa e parë e playoffit mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Pjesa e parë e këtij takimi i takoi Trepçës e cila krijoi epërsi prej dy pikësh me rezultat 40-38, shkruan GazetaBlic Sport.
Trepça riktheu rezultatin pasi në çerekun e parë Sigal Prishtina po avanconte me rezultat 20-22.
Lojtari më efikas deri tani ishte Wilson i cili realizoi 12 pikë.
Kujtojmë se Sigal Prishtina është në avantazh në këtë seri ndeshjesh me rezultat 2-1 dhe nëse arrin fitore kualifikohet në finale aty ku e pret Peja.
/GazetaBlic Sport/


