Sporti

Përfundon pjesa e parë | Prishtina e Re në avantazh ndaj Drenicës me golin e Dobratiqit

02/23/2026 13:53
nga:L J

Prishtina e Re ka shkuar në pushim me avantazhin minimal ndaj Drenicës.

Klubi nga Hajvalia po triumfon me rezultatin 0-1, me golin e Lorik Dobratiqit, shkruan GazetaBlic Sport.

Dobratiqi realizoi pas asistimit të Kadriut në minutën e 41’të.

Në pjesën e parë, Prishtina e Re goditi një traversë dhe kishte poashtu një rast të artë me Florian Kadriun.

Krejt në fundin e pjesës së parë, Çoba tentoi për Drenicën, por Smakiqi ishte fenomenal me dy pritjet e tij.

/GazetaBlic Sport