Sporti

Përfundon pjesa e parë, Peja e dominon në çdo aspekt Trepçën

05/07/2023 18:08
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar çereku i dytë në ndeshjen mes Pejës dhe Trepçës.

Pejanët vazhdojnë të jenë bindshëm në avantazh, atje ku rezultati është 57-32, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje fantastike deri më tash nga Peja, duke dominuar kundërshtarin në çdo aspekt.

Trepça asesi nuk e gjeti lojën e saj që e ka treguar në ndeshjet e kaluara, me atmosferën që poashtu është fantastike në ‘Karagaçi’.

/GazetaBlic Sport/