Sporti

Përfundon pjesa e parë pa gola | Shqipëria me paraqitje të dobët ndaj Gjilbratarit

09/04/2025 18:49
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Gjilbratar – Shqipëri.

Pjesa e parë e duelit miqësor përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Kombëtarja kuqezi zhvilloi një paraqitje të dobët, sidomos në fazën e sulmit, ku krijoi shumë pak, për të mos thënë asgjë në 45 minutat e parë.

Kjo ndeshje po luhet në Gjilbratar, teksa Sylvinho aktivizoi nga minuta e parë miks lojtarësh, me përvojë dhe të rinj.

/GazetaBlic Sport