Sporti

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Uells – Danimarkë

06/26/2021 18:46
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Uells – Danimarkë.

Danimarka është në avantazh pas 45′ minutave të parë me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Kasper Dolberg shënoi një gol shumë të bukur për kombëtaren skandinave, gol ky që është i pari në një turne të madh për futbollistin danez.

Danimarka kishte edhe disa raste të tjera shënimi, por që nuk u tregua e saktë para portës.

Uellsi në anën tjetër ishte shumë i rrezikshëm në 20′ minutat e parë, atje ku Gareth Bale ka mundur që lehtësisht të shënoi për avantazhin e kombëtares së tij.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/